April 13, 2021
Portali Shprehja

Mickovski: Shëndeti i qytetarëve nuk guxon të jetë peng i Zaevit, shtyrje të regjistrimit menjëherë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot edhe njëherë ka kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, duke nënvizuar që shëndeti i qytetarëve nuk guxon të jetë pengë.

“Qeveria më kriminele në Ballkan, a njëkohësisht edhe më e paafta që të siguroj imunizim të popullatës na bind se nuk ka shtyrje të regjistrimit, thonë se janë siguruar protokollet më të sigurta. Në ndërkohë Serbia fqinje që është rekorder në imunizimin e popullatës në Ballkan, Bullgaria fqinje, Romania, Kosova e anulojnë procesin e regjistrimit për shkak të brengës nga përhapja enorme e pandemisë”, shkruan Mickovski në Facebook.

“Shëndeti i qytetarëve nuk guxon të jetë peng i Zaevit, Filipçes dhe Simovskit. Shtyrje të regjistrimit menjëherë. Do të përgjigjeni!”, shkruan kreu i partisë opozitare, Hristjan Mickovski në Facebook.

.

Të Ngjajshme

Banorët e lagjes së Drenocit në Tetovë, blejnë ujë nga bashkëqytetarët e tyre

admin

“Droga”, DEA: Mbështesim likuidimin e organizatave në Maqedoni

admin

Punëtorët turistikë nga Ohri dhe Struga presin ndihmë urgjente nga shteti

admin

Leave a Comment