November 29, 2021
Portali Shprehja

Micksoki: Qytetarët dëshmuan se duan t’i shohin LSDM-në dhe BDI-në në opozitë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se kjo Qeveri nuk guxon të vazhdojë as një ditë më shumë. Ai tha se qytetarët në zgjedhjet lokale treguan se dëshirojnë t’i shohin LSDM-në dhe BDI-në në opozitë.

“Thash se së bashku me të gjitha partitë politike që janë kundër këtij regjimi, do t’i marrim pushtetin Zoran Zaevit. LSDM dhe BDI në këto zgjedhje janë humbës absolut, ndërsa kjo flet për zemërimin që e ndjenjë ndaj këtij pushteti, për shkak të gjitha politikave gabuese viteve të kaluara. LSDM dhe BDI nuk dëshirojnë të besojnë në debaklin që e kanë përjetuar në këto zgjedhje lokale, gjegjësisht ata nuk ishin të gatshëm që ta lëshojnë shpejtë pushtetin, por për fatin e keq të tyre do të duhet ta bëjnë këtë. Ky pushtet i Zaevit dhe Ahemetit, së pari do të ju merret dhe më pas do të përgjigjet për të gjitha politikat e këqija viteve të kaluara”, ka thënë Mickoski në Telma.

Tact Watches

Të Ngjajshme

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Rrëshqitje dheu në rrugën Kërçovë-Manastir

admin

Leave a Comment