December 3, 2020
Portali Shprehja

Milan e nis me sukses aventurën europiane, Zlatan “zhbllokohet” pas 3137 ditësh

Milan ka fituar 2-0 në transfertë kundër Shamrock Rovers dhe është kualifikuar në ruandin e tretë kualifikues të Europa League.

Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Pioli-t që ka siguruar fitoren me një gol për pjesë loje.

Ndeshja e luajtur në Dublin është zhbllokuar nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 23-të.

Suedezi është kthyer të shënojë në Europë me fanellën e Milan-it pas 3137 ditësh nga goli i fundit (15 shkurt, 2012 kundër Arsenal-it në Champions).

Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, ka ardhur edhe goli i Hakan Calhanoglu që ka vulosur fitoren dhe kualifikimin e Djallit.

Turku ka shënuar dhe ka dhënë një asist në katër nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur me Milan-in në të gjitha kompeticionet.

.

Të Ngjajshme

Pele përlot botën për Maradonën: Një ditë në parajsë do të luajmë së bashku, në të njëjtin ekip

admin

CHAMPIONS: Juventusi tregon forcën ndaj Dinamo Kiev! Ronaldo gjen golin e 750-të në karrierë. Tani mbetet “Camp Nou” (VIDEO)

admin

CHAMPIONS: PSG hakmerret ndaj United, gjithçka do të vendoset në javën e fundit

admin

Leave a Comment