Merkato e Milan-it mund të zhbllokohet shumë shpejt. Kuqezinjtë duhet të përshpjetojnë operacionet dhe do ta nisin nga rinovimi i Polo Maldini-t, konfirmimi i të cilit është thelbësore për Gerry Cardinale.
Është shumë e rëndësishme të blindohet drejtori teknik, ai dhe Massara do ta nënshkruajnë shumë shpejt rinovimin. Megjithatë, sesioni i negociatave do të jetë shumë i komplikuar nga sa imagjinonte dhe shpresonte Maldini.
Buxheti i merkatos do të jetë, në fakt, i limituar me rreth 50-60 milionë euro, pa llogaritur shitjet e mundshme. Ja pse me këto kushte është e pamundur të ndiqen të gjitha objektivat në merkato dhe duhet hequr dorë nga diçka.
Në këtë moment, Milan-i rrezikon të befasohet nga PSG si për Botman ashtu edhe për Renato Sanches, sipas Calciomercato.it. Maldini dhe Pioli, në këto ditë, kanë folur vazhdimisht dhe duket se e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
Qendërmbrojtësi nuk duket një prioritet për momentin. Për këtë arsye, sipas Tuttoposrt, Milan-i mund të heq dorë nga Botman, për t’u përqendruar te blerjet në mesfushë (Renato Sanches) dhe në sulm (De Ketelaere).
.