December 8, 2022
Portali Shprehja

Milan Radojeviq, nuk ka përjashtuar barrikada kundër vendimit për targat ilegale

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, nuk ka përjashtuar barrikadat e reja për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, duke thënë se barrikadat e 31 korrikut kishin karakter mbrojtës.

Ai shtoi se probleme s’do të krijojnë deri kur të shqiptohet gjoba e parë, pas dhënies së qortimeve. Nuk do të ketë incidente apo probleme nga ana jonë, derisa të shqiptohet gjoba e parë, e cila sipas njoftimeve të Prishtinës mund të ndodhë më 21 nëntor. Por do të shohim se cili është realiteti në terren”, tha ai për RTS. Ajo që mund të presim është dhënia e paralajmërimeve, por edhe gjoba. Shpresojmë që në këto tri javë bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion shtesë mbi Prishtinën dhe do të ulë tensionet. Jemi dëshmitarë të këmbënguljes së Albin Kurtit për të vazhduar me zbatimin e këtij vendimi”, tha Radojeviq.

Të Ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: S’do ta tolerojmë dhunën dhe pikë

admin

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Leave a Comment