Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
Milani frymëzohet nga Botërori për merkaton e janarit, ja ylli që ka piketuar – Portali Shprehja
Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245

Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
February 3, 2023
Portali Shprehja

Milani frymëzohet nga Botërori për merkaton e janarit, ja ylli që ka piketuar

Milani merr frymëzim nga Kupa e Botës për merkaton e janarit. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë mund të sjellin Hakim Ziyech në Milano. Lojtari nga Maroku, protagonist në Katar, është fleksibël (ai mund të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor), një sulmues i shkëlqyer, diçka që Milani e vlerëson shumë.

Pasi është fokusuar kaq shumë te lojtarët e rinj, klubi i RedBird do të dëshironte të rrëmbente një xhevahir që nuk ka shkëlqyer kurrë te Chelsea. Ideja e Maldinit dhe Massara është t’iu ofrojnë londinezëve një huazim të rëndë në janar me një të drejtë blerjeje në qershor për pak më shumë se 15 milionë euro.

Një pengesë mund të jetë paga e lojtarit, 6 milionë euro në vit. Gjithsesi, Ziyech vetëmenaxhohet, nuk ka agjent, kështu që nuk do të kishte as komisione për të paguar.

Ndërkohë, Milani ka një alarm të ri për Kjaer. “Ai ka ende probleme me kofshën e djathtë”, – shkruan “Tuttosport”. Kambanë alarmi te “Djalli” pas stolit të së shtunës në Francë-Danimarkë për Kjaer dhe fjalëve të trajnerit Hjulmand i cili foli për një bezdi fizike të mbrojtësit kuqezi.

Flitet për një telash në përkulësin e kofshës së djathtë, apo pikën ku Kjaer u dëmtua më 1 tetor ndaj Empolit, problem që e detyroi të ndalonte për rreth njëzet ditë. Në Milano, në fakt, e dinë situatën, por është e qartë se shqetësimi shtohet në rast se Kjaer lëndohet përsëri.

.

Të Ngjajshme

ASENSIOOOOOOOOOOOO EUROGOL! Real Madrid brenda 3 minutash realizon dy herë. Dyfishon Vini Jr (PAMJET)

admin

Juventusi harron penalizimin dhe Serie A, kualifikim në gjysmëfinale Kupe me golin e Bremer (PAMJET)

admin

Paulista fluturon Vinicius Jr në ajër, arbitri i nxjerr të kuqin. Ka sherr disa sekonda, braziliani e shtyn dhe i drejton gishtin (PAMJET)

admin

Leave a Comment