Mesfushori algjerian i Milanit iu nënshtrua sot operimit te artroskopisë së gjurit të djathtë. Do te duhet ta shohim ne fushe sezonin tjeter dhe jo ne fillim por pasi te kene kaluar te pakten 2 muaj…
Komunikata e klubit kuqezi flet qarte: “AC Milan njofton se mëngjesin e sotëm, në Lyon, Ismaël Bennacer iu nënshtrua artroskopisë së gjurit të tij të djathtë. Riparimi i lezionit kondral u krye me sukses nga doktori Bertrand Sonnery Cottet në prani të Shefit të Zonës Mjekësore Rossoneri Stefano Mazzoni».
Klubi kuqezi njoftoi kështu përfundimin e suksesshëm të operacionit në gju që përfshiu mesfushorin algjerian. Një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për një kohë të gjatë, duke qenë se “kohët e rikuperimit vlerësohen të paktën 6 muaj”, përfundon Milan.
Vete futbollisti me pas ka postuar nje mesazh: “Pershendetje te gjitheve. Operacioni në gju shkoi shumë mirë, rruga drejt rikuperimit nis sot. Do të jetë e gjatë, e vështirë, do të më mbajë larg fushave të lojës për shumë muaj. Por unë jam gati ta kaloj këtë test, me guxim dhe vendosmëri.
Do të punoj shumë, do të angazhohem çdo ditë që të rikthehem më i fortë se më parë dhe të mbroj sërish ngjyrat e klubit dhe kombëtares sime. Faleminderit të gjithëve për forcën që po më jepni dhe për mesazhet e shumta të marra. Unë do t’ju mbaj të informuar se si shkon rikuperimi im.”
.