Serish gol nga Lazio dhe serish Milani i gjunjezuar! Kampionet e Italise duket se jane sozia me e keqe e sezonit te shkuar… Skuadra e Piolit ka humbur busullen totalisht. Ne fakt, Lazio ka shenuar 4 gola deri tani…
Ndeshja – Vazhdon kriza e Milanit dhe duket se skuadra kampione e Italise ka humbur soliditetin dhe sigurite. Pjesa e pare e Lazio-Milan eshte mbyllur 2-0 per ekipin e Sarrit ne 45′ e para ne nje ndeshje kue bardhekalterit kane dominuar kuqezinjte me raste dhe loje.
Lazio ka ndëshkuar Milanin pas vetëm 4 minutash lojë falë golit të Milinkovic-Savic. Mesfushori realizoi lehtësisht brenda zonës duke shfrytëzuar mjaf mirë një top të Zaccagni. Nje mbrojtje ne gjume ajo kuqezi.
Milani qe humb edhe Tomorin per demtim dhe futet Kjaer ne vend te tij. E megjithate, eshte Lazio ajo qe krijon loje dhe dominon kurse Milani duket totalisht i perhumbur aq sa pasi Lazio i afrohet golit te dyte per pak, e gjen ate me vone me Zaccagni pas nje topi te kthyer nga shtylla ne kembet e tij.
Milani qe eshte ne veshtiresi dhe Lazio qe provon te mbylle sfiden por pjesa e pare mbyllet keshtu me vetem dy goditje ne porte te kuqezinvje dhe te lehta per portierin Provedel.
Ne pjesen e dyte Milani e ka nisur duke kerkuar te ngushtoje shifrat por serish me shume rremuje deri kur Kalulu ka shkaktuar nje penallti duke goditur kemben e Pedros qe goditi brenda zone dhe u cbilancua. Penallti dhe nga pika e bardhe Luis Alberto nuk gabon duke cuar shfirat 3-0.
Lazio qe vazhdon dhe Milani qe duket se eshte totalisht i shperfyturuar duke pesuar edhe golin e katert nga Felipe Anderson. Nje super asist nga Luis Alberto dhe nje mbrojtje kuqezi qe eshte e hapur ne te gjitha anet…
GOLI I FELIPE ANDERSON – VIDEO
.