September 24, 2020
Portali Shprehja

Milani ia “vodhi” Interit, sot është dita e Sandro Tonalit

Është dita e Sandro Tonalit në Milano. Tani ish-lojtari i Brescia, mëngjesin e kësaj të mërkure do të kryejë ekzaminimet mjekësore në klinikën “La Madonnina”. Pastaj, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të nënshkruajë kontratën e tij me kuqezinjtë dhe do të shpallet zyrtarisht si lojtari i ri i Milanit.

“Elliott” do të investojë gjithsej 35 milionë euro. Formula siguron 10 milionë për huazimin, 15 milionë për të drejtën e blerjes përfundimtare dhe 10 milionë të tjera si bonuse. Gjatë natës, Sandro Tonali i ndezi tifozët e Milanit, të cilët mezi po presin ta shohin me fanellën kuqezi. Në Instagram postoi një foto të tij si fëmijë me fanellën e Milanit, duke shkruar gjithashtu një frazë mjaft mbresëlënëse: “Colpa delle favole”.

Ky është edhe titulli i një kënge të Ultimo, këngëtarit të preferuar të lojtarit. Tonali tashmë duket i paracaktuar për Milanin dhe në mbështetje të kësaj, ai gjithashtu dëshironte të merrte fanellën me numrin 8, duke i kërkuar direkt “leje” Gattusos. Sandro po hyn me majë të gishtërinjve në shëtpinë e madhe kuqezi, por ka stigmatën e kampionit, pa dyshim.

Pastaj i takon atij që të mbajë premtimet. Tonali do të gjejë një ambient që po pret ta lartësojë atë, veçanërisht pasi e ka “vjedhur” lojtarin nga Interi. Zikaltrit, në javët e fundit nuk kishin negociuar më blerjen e tij nga Brescia. Prandaj, aventura e re e Sandro Tonali në Milano fillon sot. Një histori që fillon nga larg, nga hapat e tij të parë në botën e futbollit. Faj i përrallave…

.

Të Ngjajshme

PSG dhe Manchester United sfidohen për yllin e Inter-it

admin

Inter, tri opsione në mesfushë; Po sikur Vidal të luante me Eriksen?

admin

E JASHTËZAKONSHME! Lukaku e fut Kumbullën te “VIP”-at e Serie A

admin

Leave a Comment