December 3, 2022
Portali Shprehja

Milani ngec në Kremona, nuk gjen dot golin e fitores. Arratiset Napoli në +8

Jo më shumë se një 0-0 e bllokuar 95 minuta! Milani në Kremona frenon befas dhe nuk kalon pavarësisht se luajti ne nje porte dhe skuadra kundershtare vetem u mbrojt. Goli do të vinte në fillim të pjesës së dytë, me Origin, por sulmuesi kapet në pozicion jashtë loje. Cremonese lufton dhe arrin te mare 1 pike te cmuar. Për djallin një gjysmë gabimi, pas fitores së Napolit që tashmë është gjithnjë e më i vetëm në krye të renditjes dhe ikën në +8 nga vendi i dyte.

Milani ka detyrimin t’i përgjigjet menjëherë Napolit që kaloi në shtëpi ndaj Empolit duke konfirmuar kryesimin në renditje. Por në Kremona djalli është në vështirësi, edhe sepse Pioli detyrohet t’i vërë dorën skuadrës mes mungesave, pezullimeve dhe rotacionit. Ndeshja e mesjavës është një tjetër angazhim që duhet përballuar pak ditë para pushimit dhe lodhja ndihet.

Rezultati është një ndeshje e komplikuar që nuk zhbllokohet pavarësisht se Milani përpiqet të diktojë kohë dhe të luajë. Cilësia e kuqezinjve është shumë më e lartë, por Cremonese përgjigjet me kompaktësi dhe rregull: Diaz, Origi, Tonali dhe Thiaw perpiqen te vene ne veshtiresi portierin Carnesechi qe pret gjithcka, ndersa edhe Messias tenton me goditjen e tij…

Në finale, sforcim klasik: Milani rrit ritmin dhe cilësinë e lojërave, Cremonese qendron ne 20 metra. Për të dhënë më shumë peshë, hyn edhe De Kateleare, duke vendosur qendrën e gravitetit të kuqezinjve përballë zonës së kundershtarit. Por Cremonese e mban deri në fund murin, duke vuajtur dhe sakrifikuar veten, por duke marrë në shtëpi një pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e saj.

.

Të Ngjajshme

Cavani i xhindosur pas eliminimit të Uruguait nga Kupa e Botës: ia nxjerr inatin monitorit të VAR (PAMJET)

admin

U tha se iu rebelua trajnerit Santos, Cristiano Ronaldo reagon publikisht! “Gënjeshtër, ja me cilin e kisha…”

admin

Shaqiri plas shishen në tokë, donte të luante 90 minuta ndaj Serbisë – FOTOT

admin

Leave a Comment