May 28, 2023
Portali Shprehja

Milani siguron “samurain” e Aintrahtit në Bundesligë

Pas takimit të fundit, Daiçi Kamada nuk u mendua dy herë për t’i thënë “Po” skuadrës Milanit. Madje japonezi ka dhënë dakordësinë e tij për një pagë prej 3 milionë eurosh e se do t’i bashkohet ekipit të rinj më 1 korrik. Koha është gjithmonë një faktor kyç në negociatat për lojtarët të cilëve u përfundon kontrata, çka shpjegon edhe nxitimin e drejtuesve kuqezi për të bërë goditjen e dytë për merkaton pas Marko Sportielos.

26-vjeçari, që mund të bëjë çdo rol në sulm përveç se “pykës”, ka vendosur të mos rinovojë me Frankfurtin dhe i ka dhënë përparësi Milanit që prej janarit. Nga ana e tij as Maldini nuk ka lejuar që ta parakalojnë duke marrë premtimin e Kamadasë, i cili ishte kontaktuar edhe prej Napolit në ditët e fundit.

Prej katër vjetësh pjesë e formacionit stabël te Frankfurti, japonezi ka luajtur në 45 ndeshje këtë sezon duke regjistruar gjashtë asiste dhe 16 gola. Në karrierën e tij, të cilën e ka nisur në Japoni me Sagan Tosu, ai nuk ka mbyllur kurrë një sezon pa të paktën pesë gola, çka bën që të jetë efikas edhe përpara porte.

.

Të Ngjajshme

Kreu i “OpenAI”: Nëse rregullat për inteligjencën artificiale në Evropë janë shumë të rrepta – do të largohemi

Grupi parlamentar i ASH-së i reagon Bilall Kasamit: Nga ju dalin vetëm mesazhe përçarëse

Toka ka marrë “mesazhin e parë nga alienët”: Shkencëtarët pajtohen – “Na ndihmoni ta deshifrojmë”!

Leave a Comment