September 24, 2020
Portali Shprehja

Milani zbulon fanellën e dytë të sezonit të ri, “haraç” për historinë e qytetit (detajet)

Ngjyrat padyshim që nuk ndryshojnë, por nga pikëpamja grafike, ndryshimet me të kaluarën e afërt janë të konsiderueshme. Milani ka zbuluar zyrtarisht fanellën e dytë të re, që do të vishet nga ekipi i parë, ekipi i femrave dhe ekipet e të rinjve në sezonin 2020-2021. E krijuar nga Puma, ajo e ka frymëzimin e qartë nga muzeu i famshëm MUDEC. Për të kujtuar thelbin e një prej trashëgimive kryesore të Milanos, modeli arkitektonik i muzeut u rikrijua në një fanellë të bardhë.

Në fanellat që do të vishen nga Ibrahimovic dhe shokët e tij janë vizatuar një sërë drejtkëndëshash të kuq të madhësive të ndryshme, që mbulojnë dhe i japin lëvizje të gjithë pjesës së përparme. Mëngët janë të bardha, ndërsa jaka dallohet nga një shirit i kuq. Përveç anës estetike, padyshim edhe ajo thjesht teknike është menduar. Fanella e dytë e Milanit është e pajisur me një teknologji termo-rregullimi për të menaxhuar dhe lejuar mirëmbajtjen e përsosur të temperaturës së trupit.

.

Të Ngjajshme

Video: Dynamo Kiev shtang Gentin, Olympiacos i falet Valbuenës, Uzuni gabon gjithçka

admin

Carabao Cup: Leicester-Arsenal zhbllokohet nga një autogol

admin

Nëntë vite me Interin, senatori i zikaltërve drejt largimit!

admin

Leave a Comment