October 6, 2022
Portali Shprehja

Milevski: I kënaqur me lojën tonë, por jo edhe realizimin

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pësoi disfatën e dytë në përballjen me kombëtaren e Gjeorgjisë. Trajneri Bllagoja Milevski, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me lojën dhe atë që të treguan futbollistët e Maqedonisë, por është dakord se mungoi koncetrimi në përfundimin e aksioneve, ndërsa asesi nuk dëshiroi që të komentojë vendimet e arbitrave.

“Më lejoni të përgëzoj Gjeorgjinë për vendin e parë dhe kalimin në garat e balotazhit. Mund të jem krenar për djemtë sesi luajtën, por ne e humbëm në të njëjtën mënyrë, me gabimet tona. Mendoj se merituam shumë më tepër sonte, ndryshe nga ndeshja në Shkup, kur ishim të mirë vetëm për një pjesë. Sot ishim dominues për 90 minuta. Nuk do të komentoj gjykimin, por fotografia e kontaktit tregon gjithçka”, tha në fillim Milevski.

 

Ai iu referua gabimeve individuale dhe tha se të gjithë duhet të punojnë individualisht në përgatitjen psiqike para se të vijnë në takimet e kombëtares.

 

“Përgatitja fizike e individëve mendoj se do të ndodhë shpesh. Gabimet janë pjesë e pandashme e futbollit dhe sportit, por të gjithë duhet të punojnë individualisht në përgatitjen psiqike para se të vijnë në përfaqësuesen e vendit dhe te klubet. Përsa i përket lojës, mendoj se duhet të jemi të koncentruar dhe shumë më specifik në përfundimin e aksioneve”, tha mes tjerash Milevski.

 

Velkovski është një futbollist i madh, një karakter i madh dhe sot është më e vështira për të. Por ne jemi të gjithë këtu për të dhe ai ka mbështetjen maksimale nga unë dhe ekipi. Nuk do të veçoja kush luajti mirë e kush keq. Ne jemi një ekip dhe fitojmë dhe humbasim së bashku”.

 

Ndeshja e radhës për Maqedoninë, do të jetë më 26 shtator në Shkup, kundër kombëtares së Bullgarisë.

.

Të Ngjajshme

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Si e zgjidhin kinezët problemin e automjeteve të parkuara pa leje?

Leave a Comment