June 5, 2023
Portali Shprehja

Millatoviq merr detyrën e presidentit të Malit të Zi

Jakov Millatoviq zyrtarisht mori detyrën e presidentit të Malit të Zi. Momenti aktual ka karakter historik, tha presidenti i ri malazez, duke u shprehur se ndryshimi i strukturës politike dhe konsolidimi i demokracisë ngjall shpresë, se në një mjedis më të lirë do të zgjidhen çështjet e hapura të rëndësishme për të ardhmen e Malit të Zi. Rreth 200 personalitete morën pjesë në inaugurimin, gjegjësisht në ceremoninë e betimit, që u zhvillua në Parlamentin e Malit të Zi, duke përfshirë zyrtarë nga vendet fqinje, ambasadorë dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Jakov Millatoviq, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet. Millatoviq, një nga liderët e lëvizjes “Evropa tani”, e themeluar një vit më parë, ka qenë në politikën malazeze që prej tre vjetësh kur u emërua ministër i qeverisë së parë pas largimit nga pushteti të DPS-së. Në garën presidenciale, ai pati mbështetjen partive në pushtet, Frontit Demokratik pro-Rus, Demokratëve dhe Lëvizjes qytetare URA. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Një ari ka hyrë në furrë, ka trembur punonjësit dhe ka ngrënë 60 ëmbëlsira

26 vjet pas vdekjes së tij, Tupac merr një yll në Hollywood Walk of Fame

Shikoni çfarë i bënë amerikanët “Jugo” legjendar: Ekspozita e vitit 1997 është një hit i vërtetë

Leave a Comment