December 3, 2022
Portali Shprehja

Minatorët e Koresë së Jugut mbijetojnë nëntë ditë nën tokë, duke pirë ujë që binte nga tavani

Dy minatorë që kaluan nëntë ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur të Koresë së Jugut, janë shpëtuar.

Sipas mediave të huaja, burrat, të moshës 62 dhe 56 vjeç, besohet se janë mbajtur ngrohtë duke ndezur një zjarr dhe duke ndërtuar një tendë nga plastika.

Siç bëhet e ditur, dy minatorët u bllokuan gati 200 metra nën tokë pasi një pjesë e minierës së zinkut ku po punonin u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit.

Ata më në fund u shpëtuan natën e 4 nëntorit – më shumë se nëntë ditë pasi filloi sprova e tyre.

Të dy mundën të dilnin nga miniera dhe u dërguan në një spital lokal. Mjeku i tyre tha se ata duhet të shërohen plotësisht.

 

“Faleminderit dhe faleminderit sërish që u kthyet shëndoshë e mirë nga udhëkryqi i jetës dhe vdekjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujë që ra nga tavani dhe duke përdorur pluhur kafeje si vakt.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e urgjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.

Ata u zbuluan përfundimisht të ulur krah për krah për t’u ngrohur, në një dhomë të gjerë ku takohen disa boshte minierash.

.

Të Ngjajshme

Kalendari historik i datës 2 dhjetor

Më në fund MPB-ja tregoi se si seanca e mbyllur përfundoi në YouTube

Pushtoi fushën me flamurin ylber dhe disa mesazhe në fanellë, italiani zbulon se çfarë i tha Infantino pas ndeshjes

Leave a Comment