2.6 C
Skopje
December 12, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Mini-Shëngeni ballkanik, Gashi akuzon Ramën: Çka po i duhet Jugosllavia e re?

“Ky farë kryeministri që dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizës së thellë politike në vend!!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Deklarime rreth idesë së mini-Shëngenit ballkanik nuk ka bërë askush nga Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja dhe as kryeministri në largim Ramush Haradinaj, teksa kundër Samitit të Ohrit kanë dalë presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa.

Pas përfundimit të konferencës së mbajtur mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit iu bashkua një bashkëbisedimi me gazetarët.

Rama u ndal gjerësisht te raportet Shqipëri-Kosovë dhe qëndrimet e tyre përkatëse lidhur me mini-Shëngenin.

“Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të heqim kufirin. Jemi dy shtete të vogla, duhet të bëjmë gjëra me dialog dhe me zgjuarsi Ne duhet të shohim interesin tonë si shqiptarë. Duke u mbyllur dhe duke mos çuar përpara bashkëpunimin rajonal ne humbasim shumë. Kosova është e ftuar, të gjithë shtetet janë  të ftuara. Kosova më parë është ulur në tryeza. Në bashkëpunimin tim me Kosovën nuk ka ngërç, për mua të paktën nuk ka”, tha Rama.

Ai ka thënë se s’ka punuar dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë, duke iu referuar  kundërshtimit të Isa Mustafës për mini-Shëngenin ballkanik.

“Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, tha Rama pas Samitit të Ohrit.

Artikuj të ngajshëm

Eksperti i Kushtetutës tregon çfarë mund të ndodh nëse tentohet të formohet Asociacioni pa e pyetur Kosovën

shprehja

Kryeministri slloven viziton Manastirin e Deçanit: Detyra jonë të mbrojmë pakicat

shprehja

Sigurim më të shtrenjtë për makinat e vjetra në Maqedoni, ja kur fillojnë masat?!

shprehja