Ministrat e financave të G20-ës diskutojnë reformën globale të taksave

Ministrat e Financave të fuqive të mëdha ekonomike planifikojnë të diskutojnë sot rregulloret e reja për taksimin e korporatave ndërkombëtare në Arabinë Saudite.

Përpara takimit të vendeve të G20-ës në kryeqytetin saudit, Riad, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, bëri thirrje për arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të vitit.

“Këtu nuk pres ndonjë rezultat konkret, por të gjithë e dinë se duhet të arrihet këtë vit”, deklaroi Scholz, i cili është gjithashtu nënkancelar i Gjermanisë.

Si pjesë e reformave, po propozohet një normë globale minimale e taksave, në mënyrë që të frenohet dërgimi i kapitalit në parajsat fiskale, ndërsa gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google do të kërkohen të paguajnë më shumë.

.

Të ngjajshme

BM, regjistrohen 881 viktima në 24 orë nga COVID-19

shprehja

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

shprehja

Franca thotë se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë