June 27, 2022
Portali Shprehja

Ministri Krasniqi tregon se çfarë ndodhi me Sunny Hill-in

Festivali “Sunny Hill” dje njoftoi se këtë vit është zhvendosur në Tiranë për shkak të vonesave që janë bërë nga Qeveria e Kosovës lidhur me dhënien e lejes për shfrytëzimin e 17 hektarëve tokë.

Kurse, komuna e Prishtinës akuzoi MAPL-në për burokraci në dhënien e lejeve për pronë.

Tact Watches

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shpalosur detajet se çka ka ndodhur mes komunës së Prishtinës dhe ministrisë që drejton ai lidhur me dhënien e lejes për festivalin “Sunny Hill”.

“Fatkeqësisht nuk kam mundur t’i përcjellë shumë detajet. Mund të jem i hendikepuar në këtë bashkëbisedim. Por festivali ‘Sunny Hill’ dhe dhënia e lejes nuk është diçka e re për mua, prej vitit të kaluar jam marrë intensivisht me këtë punë. E kanë të qartë se sa kam qenë i angazhuar si ministër që të jenë procedurat në rregull që të konfirmojmë ligjshmërinë e pronave të komunës”, tha ai.

“Nuk e di çka ka thënë Asociacioni. Nuk e di a e thënë kryetarët e komunës apo ndonjë zyrtar i përjetshëm atje. Ai thotë se nuk kam kompetencë në këtë proces”, shtoi Krasniqi.

Ai tregon se ministria i ka kërkuar dy dokumente shtesë komunës në mënyrë që i gjithë procesi të jetë në rregull.

“Më duhet të kthehem tek historiku. Kemi pasur kërkesë nga komuna e Prishtinës që MAPL me mu ministër nga ish-kryetari Shpend Ahmeti të cilën ishim të detyruar ta kthejmë prapa. Ajo nuk ka qenë në listat e pronave të komunës. Kjo ka qenë arsyeja e kthimit. Ky proces bëhet cdo vit për vitin paraprak. Këtë nuk e ka bërë komuna as vitin paraprak. Me 12 janar kemi dërguar një shkresë kryetarëve të komunave e kërkesë ka qenë që komuna e Prishtinës të kalojë shfrytëzimin e pronës për ‘Sunny Hill’ dhe ta bëjnë publike në uebsajtin e komunës. Jam takuar me kryetarin Rama dhe përfaqësues nga ‘Sunny Hill’, ata e kanë përmbushur këtë kriter. Landa e cila ka ardhë nga komuna në MAPL ka qenë e pakompletuar. kanë munguar dy dokumente. Në një situatë tjetër ministria do ta kthente. Mirëpo por mos me i humb edhe potencialisht 45 ditë kemi kërkuar nga komuna e Prishtinës që të plotësojë dosjen. Komuna e Prishtinës i ka dërguar këto tek ne. Procesi ka të bëjë me verifikimin e ligjshmërisë. Pjesën e largimit të festivalit nuk mund ta komentojë. Përgjegjësi e jona është akti i komunës”, tha ai.

“Ne nuk e kemi refuzuar lëndën e komunës së Prishtinës. Kemi kërkuar dokumente shtesë. Kemi dëshirë që të mos ketë asnjë dilemë kjo dosje”, përfundoi Krasniqi.


Të Ngjajshme

Cilat janë produktet personale që nuk duhet të ndani me të tjerët?!

Revista amerikane shkruan për rikthimin e Sunny Hill: Ndodhi pas mosmarrëveshjeve politike

Janet Jackson poston një foto të rrallë me Michael Jackson në përvjetorin e vdekjes së tij

Leave a Comment