May 23, 2022
Portali Shprehja

Ministri Osmani: BE’ja të reflektojë, Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në takimin e sotëm me ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan Iv Le Drian i kujtoi atij se tashmë i takon BE’së të veprojë sa i përket zgjerimit në Ballkanin Perëndimor i cili u mbajt në margjinat e mbledhjes së Koalicionit për luftë ndaj ISIS në Marakesh.

Tact Watches

Ministri Osmani theksoi se rreziqet e politikës së jashtme dhe të sigurisë në realitetin e ri gjeopolitik e imponojnë zbatimin e vendimit për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta ruajë kredibilitetin e tij, para së gjithash në rajon dhe ta demonstrojë lidershipin e tij gjeostrategjik.

“Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe poashtu ka arritur harmonizim 100% me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, si dhe miratimin e 40% të legjislacionit të BE-së dhe tani është momenti kritik që Bashkimi Evropian të reflektojë përmes miratimit të kornizës negociuese”.

Në fokus të bisedave me homologun e tij francez, informon MPJ, ishin aktivitetet dhe planet e presidencës franceze me Këshillin e BE-së në lidhje me integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe domosdoshmëria e përshpejtimit të rrugës evropiane të vendit tonë.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale në Ukrainë dhe ballafaqimin me sfidat e sigurisë në rajon, si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën ka njoftuar ministria e punëve të jashtme e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

 

.

Të Ngjajshme

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

admin

Dasmat, bizneset “fërkojnë” duart

Leave a Comment