October 21, 2021
Portali Shprehja

Ministri palestinez: Kosova s’është e pavarur, po u themi vendeve tjera që mos ta njohin

Ministri i Jashtëm palestinez sot në një deklaratë për mediat serbe ka ritheksuar edhe njëherë faktin se vendi i tij nuk do ta njoh Kosovën.
Madje sipas tij, me vendosjen e ambasadës në Jeruzalem, Kosova nuk është as vend kandidat për njohje, pasi që sipas tij janë shkelur ligjet ndërkombëtare.

“Kosova po kërkon njohje nga vende të ndryshme, dhe hapi i tyre i parë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Kjo me të vërtetë nuk i kualifikon ata që të konsiderohen si kandidatë për njohje. Nëse Kosova nuk respekton të drejtën ndërkombëtare, atëherë duhet të jetë pasojë”, tha ai.
“Është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar sepse ekziston Rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit e cila ndalon çdo vend të lëvizë ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem ose të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Kosova ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe frymën e Rezolutës 478 nga viti 1980”, tha ai.

Madje ai thotë se Palestina po përpiqet që t’u thotë edhe vendeve tjera që të përmbahen nga njohja e Kosovës.
“Nuk është çështje e marrëdhënieve Kosovë-Izrael, është çështje parimi për ne. Ne po kërkojmë mënyra ligjore për t’iu qasur kësaj çështjeje ndërkombëtarisht, veçanërisht në Kombet e Bashkuara, sepse ne nuk do ta pranojmë këtë situatë. Ne po përpiqemi për t’u shpjeguar shumë vendeve se ata duhet t’i kushtojnë vëmendje njohjes së Kosovës dhe se ata duhet të përmbahen nga kjo sepse Kosova ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka dëmtuar popullin palestinez, të drejtën e tyre themelore për të ekzistuar dhe pavarësinë. Kosova ka treguar veprime të papërgjegjshme që nuk kualifikohen ata të jenë një shtet i pavarur”, ka thënë ai.

Madje ai thotë se qeveria Kurti është dashur që ta anulojë vendimin për vendosjen e ambasadës në Jeruzalem.

Kujtojmë se pas nisjes së konfliktit mes Palestinës e Izraelit, grupacione të caktuara në Prishtinë kishin protestuar pro shtetit palestinez, tubime këto që kishin marrë edhe vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

Të Ngjajshme

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Ja kush fiton në garën për Prishtinën, sondazhi nga “Bota Sot”

Leave a Comment