January 16, 2022
Portali Shprehja

Ministria e Drejtësisë solli vendim: Nuk do të ketë falje të fundvitit, do të ketë ligj të ri!

Pas konsultimit me Drejtorinë për zbatim të sanksioneve, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që këtë vit të mos parashtrojë propozim për falje të fundvitit, gjegjësisht lista në tërësi prishet, njoftojnë nga MD-ja.

Nga atje shtojnë se tashmë ekziston grupi i punës i cili punon në përpilimin e një zgjidhje të re ligjore, me të cilën parashihet ashpërsim i kritereve për falje.

Tact Watches

“Kjo bëhet me qëllim që të jepet kohë që paraprakisht të specifikohen kriteret dhe ligjërisht të ashpërsohen filtrat në raport me atë se si përpilohen listat me propozime të personave të cilët duhet të falen. Në Ministrinë e Drejtësisë ekziston grup i punës, i cili do të punojë në krijimin e një propozim – ligji të ri për falje, me të cilin do të ashpërsohen kriteret dhe do të definohen kushte më të ashpra për atë se kush mund të falet. Me këtë konsiderojmë se do të zvogëlohen mundësitë që në këto lista në të ardhmen të gjenden persona të cilët në publik ngjallin dyshime për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MD-së, transmeton TV21.

Të Ngjajshme

Xhaferi: Do të ketë votime me skafandar nëse do të jetë e nevojshme

admin

Petkov: Nuk ekziston minoritet maqedonas në Bullgari

admin

Kodra e Diellit “bllokohet” nga turistët

admin

Leave a Comment