January 31, 2023
Portali Shprehja

Ministria e Mbrojtjes: Kosova ka shënuar ngritje për 5 vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Ministria e Mbrojtjes thotë se Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por dhe në rajon e më gjerë, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por dhe në rajon e më gjerë.

Të Ngjajshme

“Poshtë Zajednica”, protesta kundër formimit të Asociacionit

admin

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

admin

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

admin

Leave a Comment