January 28, 2022
Portali Shprehja

Ministria e Mbrojtjes së RMV-së do të jetë nikoqir i konferencës më të madhe të NATO-s mbi komunikimet strategjike

Ministria e Mbrojtjes këtë vit do të organizojë konferencën më të madhe për komunikimet strategjike të NATO-s, tha ministrja Radmilla Sheqerinska.

Në konferencën që do të mbahet në vjeshtë, në Shkup do të mbërrijnë rreth 500 ekspertë të komunikimit strategjik të NATO-s nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës dhe rreth 40 vendeve partnere.

Tact Watches

Konferenca është një forum vjetor që diskuton funksionet dhe planet e komunikimit të Aleancës dhe shkëmben përvojat dhe mësimet e nxjerra mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme në fushën e komunikimeve strategjike.

Për Ministrinë e Mbrojtjes të RMV-së, kjo ngjarje madhore është një mundësi shtesë për të rritur reputacionin e Qendrës Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun dhe për të trajtuar dezinformimin në NATO dhe përfshirjen e saj në sistemin e trajnimit të NATO-s në fushën e komunikimeve strategjike.

Ministria e Mbrojtjes mori besimin e aleatëve për organizimin e kësaj konference në Shkup në vitin 2020, por zbatimi i saj u vonua për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Në vitin 2020 dhe 2021, konferenca u mbajt përmes videokonferencës.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment