10 C
Skopje
October 17, 2018
Informacione Vendi

Ministria e Shëndetësisë: Nuk do të lejojmë mungesë të insulinës në Maqedoni

Furnizimi publik me insulinë do të shpallet në fillim të javës së ardhshme dhe tanimë janë përfunduar të gjitha punimet për këtë proces, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH thonë se insulina, që është me afat të përdorimit deri më 30 shtator të këtij viti veçmë është harxhuar në korrik ose kanë mbetur sasi shumë të vogla në disa barnatore, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Pacientët janë të furnizuar me insulinë në kohën e duhur. Furnizimi i tyre bëhet me sasi që duhet të shfrytëzohet për 26 deri më 30 ditë. Nga 15 gushti tanimë janë siguruar dhe do të shpërndahen sasitë e nevojshme të insulinës “Novorapid” me afat të përdorimit prej 12 muajsh”, thuhet në kumtesën e MSH-së, duke shtuar se vazhdimisht i ndjekin nevojat e qytetarëve dhe nuk do të lejojnë mungesë të insulinës./Telegrafi/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Ja pse biondinat i hajnë lehtë foret

shprehja

Shoferi ndalon autobusin për të ngushëlluar vajzën që po qante

shprehja

Funksionari i LSDM-s akuza Ali Ahmetit e Artan Grubit

shprehja