September 27, 2022
Portali Shprehja

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, ua ndalon punonjësve përdorimin e ashensorit dhe karikimin e trotinetave elektrik nëpër zyra

Ministri Blagoj Boçvarski ua ka ndaluar punonjësve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të sjellin trotinetët elektrik në zyrat e tyre dhe t’i karikojnë në punë.

Kjo sipas ministrit është një masë bonus për kursimin e energjisë elektrike që plotëson masat e miratuara tashmë nga Qeveria.

Në njoftimin në ambientet e godinës pesëkatëshe të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, përveç atyre ekzistuese, është ngjitur edhe një njoftim i ri:

“Ndalohet përdorimi i ashensorit dhe karikimi i vespave, biçikletave dhe trotinetave elektrik nëpër zyra”.

Kështu që tani, nga subvencionimi, skuterët kanë hyrë në fazën e ndalesave, në rast se shkelet masa e miratuar për kursim të energjisë elektrike nga institucionet.

Qeveria, siç kemi bërë të ditur, ka obliguar institucionet shtetërore që nga 1 shtatori të ulin konsumin e energjisë elektrike për 15 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Të Ngjajshme

Aksident zinxhiror në qendër të Shkupit, përfshihen pesë makina

admin

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Leave a Comment