September 28, 2020
Portali Shprehja

Ministrja e Arsimit kritikon drejtorët e shkollave

Viti i ri shkollor që pritet të fillojë me 1 tetor do të sjellë edhe risi rreth vlerësimit të nxënësve. Pavarësisht se mësimi do të realizohet nga distanca, vlerësimi i nxënësve do të bëhet me prani fizike në klasë. Kështu tha ministrja e Arsimit, Milla Carovska duke shtuar se është në përgatitje e sipër udhëzimi për vlerësimin e nxënësve nga Byroja për Zhvillimin  e Arsimit.

 “Po përgatitet udhëzim i posaçëm për vlerësim që është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse mësimi online duhet të jap kualitetin maksimal. Vitin e kaluar vlerësimi nuk ishte i rregulluar, tani themi se vlerësimi duhet të realizohet me prezencë fizike dhe kjo duhet të organizohet në grupe, sigurisht nëse gjendja epidemiologjike në komunën përkatëse e lejon një gjë të tillë- de

Gjithashtu, Carovska kujtoi prindërit që janë me gjendje të rëndë ekonomike, se fëmijët e tyre kanë dy opsione për ndjekje të mësimit. Me prezencë fizike në shkollë ose të sigurojnë material të shtypur nga mësimdhënësit. Ndërkohë, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme tashmë kanë dorëzuar në komunë kërkesën që mësimi të filloj me prezencë fizike, sepse kjo kërkohet nga shumica e prindërve.

“Nga klasa e parë e deri në tretë, rreth 99 % janë deklaruar për prezencë fizike. Gjithashtu, për prezencë fizike kemi kërkesë edhe nga prindërit e nxënësve nga klasa e katërt e deri në atë të nëntë. Kushtet na e mundësojnë këtë dhe mund ta realizojmë- tha Matilda Bajkova, drejtore e sh.f  “Abram Pisevski”, f. Bardovc.

Disa drejtorë thonë se edhe nëse mësimi zhvillohet online, mësimdhënësit do të zhvillojnë mësimin nga shkolla.

 “Mundësia për realizimin e mësimit online në shkollën tonë është e zbatueshme, do të realizohet ashtu siç është planifikuar. Janë krijuar kushte nëpër hapësirat që kemi, kemi klasa të mjaftueshme. Prezenca e mësimdhënësve që do të mbajnë mësimin online nga klasa e katërt e deri në të 9 do të realizohet prej në shkollë- pohoi Pero Arsenovski, drejtor i sh.f “Llazo Angelovski”, komuna Aerodrom.

Gjatë takimit të ministres Carovska me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme gjithashtu u tha se platforma digjitale për mësim online është në përgatitje e sipër dhe shumë shpejt do të prezantohet para mësimdhënësve. Javën e kaluar, qeveria miratoi protokollet për prezencën fizike të nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme të cilat tashmë janë dorëzuar në të gjitha shkollat.

 

Melihare Rustemi                                    

 

 

 

 

Të Ngjajshme

Gordana Jankullovska dërgohet në burg

admin

Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i qeverisë

admin

Sofja, e gatshme të diskutojë me Shkupin

admin

Leave a Comment