15.5 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Ministrja e jashtme bullgare i bën me dije Shkupit: Goce Dellçev është bullgar!

Bullgaria nuk do të bëj kompromis për datën për përkujtimin e heroit “Goce Dellçev” dhe nëse nuk ka marrëveshje për këtë me Shkupin, atëherë Sofja do të braktisë punën e komisionit të ekspertëve. Ky paralajmërim është bërë nga ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva në intervistën për televizionin bullgar BTV.
Reagimi i saj ka pasuar pas refuzimit të ekspertëve bullgar të komisionit që bashkërisht të shënohen datat që kanë të bëjnë me Goce Dellçevin, gjegjësisht 7 tetorin. Ajo theksoi se kjo datë është tradhëtia më e madhe ndaj Bullgarisë, pasi që atëkohë autoritetet bullgare i dorëzuan Maqedonisë eshtrat e heroit Goce Dellçev.
“Goce Dellçev vetë ka treguar se çka është me përkatësi etnike, pra se është bullgar këtë e ka shënuar dhjetëra here.”, theksoi Zaharieva. Sipas saj, asgjë nuk do të ndryshojë në Maqedoninë e veriut, derisa do të vazhdojnë të mësojnë fëmijët e tyre me nacionalizëm të rrejshëm. (INA)

Sot Goce Delçev konsiderohet si një hero kombëtar në Bullgari si dhe në Republikën e Maqedonisë, ku thuhet se ai ishte ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare maqedonase.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja