September 27, 2020
Portali Shprehja

Ministrja Shahini paralajmëron largimin nga Shqipëria: “E kam lajmëruar edhe Kryeministrin”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini tha se pas mbarimit të mandatit nuk do vazhdojë të jetë më në krye të ministrisë dhe do largohet edhe nga Shqipëria.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit për “OraNews”.

Zërat për largimin e saj që qarkullojnë prej ditësh dhe emrat për zëvendësimin e saj, Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

Të Ngjajshme

Agim Çeku nesër intervistohet në Hagë

admin

Qetësohet situate me koronavirusi në Kosovë, këto janë shifrat aktuale

admin

A po mbyllet për herë të dytë Europa për shkak të Covid-19?

admin

Leave a Comment