November 28, 2020
Portali Shprehja

Miranda Hashanit i vdes një person shumë i dashur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miranda Hashani, ka njoftuar për vdekjen e një personi shumë të dashur për të.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Faceook këngëtarja ka treguar se ka ndërruar jetë halla e saj.

“Halla jonë e mira, e bardha 😓😓😓Seç u ktheva në të kaluarën, atëhere kur si fëmijë je kureshtarë për të ditur e mësuar shumë çka. Ajo për kundër obligimeve të mëdha që kishte rreth shtëpisë e kafshëve që mbanin gjente kohë për tju përgjigjur çdo pyetje tonën, sidomos unë që çka nuk më kujtohej ta pyetja e e degjoja me vëmendje tek sa spjegonte çdo gjë me qetësi e me butësinë që e kishte.
Te ajo në shtëpinë në fshat mezi prisja të shkoja, aty ku për herë të parë e kam parë pulën, lopën, patën, qenin, macet 😊.Kam mbush ujë në bunar, e ska pas pamë e perime që nuk është rritur në kopshtin e saj 😊.Çdo mëngjes i mbledhnim bashk vezët, merrnim qumështin e flisnim me të gjitha kafshët mu si në përallat e librave. Aty pash zogu të çukitë për të dalë nga veza dhe lumturohesha kaq shumë që po lind një jetë e re 😊.E në mbrëmje kur mblidheshim mbrenda në shtëpi sidomos në stinën e dimrit, rreth stufës seç këshilla të vlefshme na ipte, po nuk kishte punë dore artizanate që nuk i bënte, edhe këto i mësova nga ajo 😊.Halla Azize, kjo është veq pak nga kujtimet që i kam me ty, se i kam shumë e që do ti kujtoj sa të kem jetë.Dashuria e përqafimet e tua do të na mungojnë shumë 😓😓😓
Të qoftë dheu i lehtë e shpirti dritë tu bëftë halla jonë e mira 😔”, ka shkruar ajo.

Halla jonë e mira, e bardha 😓😓😓Seç u ktheva në të kaluarën, atëhere kur si fëmijë je kureshtarë për të ditur e mësuar…

Publiée par Miranda Hashani sur Lundi 19 octobre 2020

 


Të Ngjajshme

Gold AG lanson këngën “Babë e djalë”

admin

Nënë e bijë të veshura kuq e zi, urojnë festën e flamurit

admin

Sabri Fejzullahu me familje shkon në Shqipëri për ditën e pavarësisë

admin

Leave a Comment