Kuvendi miratoi sot dekretet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për disa ndryshime në qeveri.
Në një sesion të jashtëzakonshëm, Kuvendi miratoi me 103 vota pro dhe 3 kundër Dekretin për shkarkimin e Zv/kryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj.
Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 32 kundër Dekretin për emërimin e Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores, Majlinda Dhuka.
Gjithashtu Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 32 kundër Dekretin për emërimin edhe në postin e Zëvendëskryeministres të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.