16.2 C
Skopje
April 3, 2019
Informacione Vendi

Mirënjohja e radhës për “El Hilal”-in vjen nga Shkodra

Në kuadër të vizitës së realizuar në Shkup me rastin e natës së Israsë dhe Miraxhit,  myftiu i qytetit të Shkodrës, Muhamet Sytari e vizitoi edhe Organizatën Humanitare “El Hilal” në Shkup. Në selinë e organizatës, mysafirin e lartë e priti Behixhudin Shehapi me bashkëpunëtorët e tij, ku në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore myftiu bashkë me ekipin e ardhur nga Shkodra, i shprehën mirënjohjet “El Hilal”-it për ndihmat që në kontinuitet i ka dërguar Shkodrës, në veçanti në kohën kur ky qytet u kaplua nga vërshimet me pasoja dhe dëme të mëdha.
Kryetari Shehapi, mes tjerash tha: “Ndihmat tona gjatë përmbytjeve në këtë qytet historik kane qenë një manifestim i solidaritetit dhe traditës që dëshmon se vëllai-vëllanë nuk e harron në momente të vështira”.
Me rastin e vizitës në “El Hilal”, myftiu Sytari, “El Hilal”-it i dhuroi një  komplet librash nga botimet më të fundit të Myftinisë së Shkodrës.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Turqia i kërkon Maqedonisë të arrestojë strukturat e FETO-s (VIDEO)

shprehja

AKP shpalli rezultatet e shitjeve përmes likuidimit nr.45

shprehja

Ministria e Arsimit njofton se a ka dhënë dorëheqje ministri Ademi?

shprehja