December 3, 2022
Portali Shprehja

Misteri i raketës në Poloni, Rusia fton në takim ambasadorin polak

Rusia ka ftuar në një takim në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak, Krzysztof Krajewsk në Moskë për të biseduar rreth misterit me raketën që ra mbrëmjen e djeshme në një fshat në Poloni, ku u vranë dy qytetarë.

Më herët, Kremlini akuzoi Poloninë se kishte reaguar në mënyrë “absolutisht histerike” ndaj incidentit të së martës, shkruan Sky News.

Në fillim mediet perëndimore raportuan se raketa që ra në Poloni ishin ruse, ndërsa sot shefi i NATO-s, Jens Stoletenberg tha tha se raketa që kishte rënë në Poloni i përkiste Ukrainës dhe theksoi  se Aleanca nuk ka indikacione se Rusia synon të sulmojë NATO-n.

“Hetimi për shpërthimin në Poloni është në vazhdim. Nuk ka asnjë tregues se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s ”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Nuk është faji i Ukrainës, Rusia duhet të ndalojë luftën,” përfundoi Stoltenberg.

Pa kësaj Polonia dhe NATO thanë se ndoshta bëhet fjalë për një raketë të humbur të lëshuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe jo, siç sugjeruan fillimisht disa raporte, nga Rusia.

.

Të Ngjajshme

Taravari: S’kemi ftesë për hyrje në Qeveri

Alarm në Britani, katër fëmijë humbën jetën nga bakteri brenda pak ditësh

I dyshuari për vrasjen e shtatzënës vrau veten, nuk iu dorëzua policisë

Leave a Comment