Mitrevski: Qëllimi jonë është miratimi i ligjeve para shpërbërjes së kuvendit

Koordinatori i LSDM-së Jovan Mitrevski deklaroi se grupi parlamentar i LSDM-së vazhdon të punojë në interes të qytetarëve, të drejtësisë dhe shtetit. Andaj sipas tij miratimi i ligjeve që janë në procedurë parlamentare është i domosdoshëm para shpërbërjes së Kuvendit.

“Qëllimi jonë është miratimi i këtyre ligjeve para shpërbërjes së kuvendit. Para 16 shkurtit. Prioritet i jonë është miratimi i Ligjeve, përfshi edhe këto të drejtësisë dhe të tjerëve që janë në interes të qytetarëve. BDI-ja këmbëngul që edhe kjo zgjidhje ligjore të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit, nuk kemi përplasje me BDI-në. Kemi propozim për shkarkimin e ministres sepse ajo ka shkelur ligjin dhe kushtetutën dhe ka shkelur betimin që ka dhën kur ka marrë detyrën”, tha Mitrevski.

.

Të ngjajshme

Orban për Iranin: BE-ja të përafrojë qëndrimin me SHBA-në dhe Izraelin

shprehja

Gjendet i vdekur një shqiptar në veri të Mitrovicës

shprehja

Tre javë para shpërndarjes së Kuvendit, sillen qindra ligje për votim

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë