June 24, 2021
Portali Shprehja

Mjekja ORL ngre alarmin “Covidi mund të çojë deri në humbje totale të dëgjimit”

Pas përjetimit të Covid-it, janë të shumtë qytetarët që ankohen se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asnjë aromë, e të tjerë që ju ka ikur shija, shkruan News24.

Klodiana Zaharia, mjeke ORL në poliklinikën qendrore në Tiranë, thotë se më të shumtat raste të humbjes së nuhatjes janë evidentuar te moshat e reja dhe ato të mesme, transmeton lajmi.net.

Vetë mjekja pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes.

Një tjetër problematikë që i faturohet virusit Sars Cov 2 është edhe prekja e aparatit të dëgjimit. Sipas ekspertes ORL, në disa raste prekja nga Covid-19 ka çuar deri në shurdhëri të plotë.

“Kemi akoma pacientë që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar, nëse kanë pasur një tendencë të rënies së dëgjimit, tani vijnë me humbje totale të dëgjimit. Goditet nervi fundot i nuhatjes, shijes dhe dëgjimit”, thotë ajo.

Mjekja këshillon që të mos tentohet rikuperimi i menjëhershëm post Covid, pasi pasojat multiorganike dhe shqisore të lëna pas nga virusi kërkojnë kohë, ndërsa një pjesë e dëmtimeve mund të jenë edhe të parikuperueshme. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Ka një arsye pse ndjekim njerëz që nuk na pëlqejnë në rrjete sociale

admin

3 metodat që përdorin psikologët për të larguar stresin

admin

Proprioceptimi, shqisa jonë e 6-të e padukshme

admin

Leave a Comment