August 16, 2022
Portali Shprehja

“M’ke harru”, thotë Stresi në këngën e re

Rap-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, ka sjell projektin e ri muzikor të cilin e ka titulluar “M’ke harru”.

Ndonëse nuk e ka kompletuar me videoklip, kënga vjen e shoqëruar me një video interesante.

Producimi është bërë nga Gazu – techprorecords dhe deri më tani ka marrë komente të shumta.

Fansat e reperit e kanë konsideruar si një hit të kësaj vere me reagime tejet pozitive.

Artisti për pak muaj solli një sërë projektesh të suksesshme si: “CoCo”, “Win Win” dhe “Paranoia”.

Ai këtë periudhë u përfol edhe për raportin me Cllevion, gjersa u tha se prishën raportet për shkak të Noizyt.
Megjithatë, të njëjtit u sqaruan dhe se tani duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

.

Të Ngjajshme

Një studim i ri ka treguar se si lëkura e bananes mund të jetë e dobishme në dietë

Sot pasdite priten reshje shiu! Ditëve tjera vijon i nxehti “përvëlues” në Maqedoninë e Veriut

admin

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Pandi Siku

Leave a Comment