Mkhitaryan ‘godet’ Arsenalin: Më pëlqen futbolli i Romës

31-vjeçari nga Armenia bëri vetëm një paraqitje në Premierligë për Topçinjtë në edicionit 2019/20 përpara se të huazohej në Serie A në mesin e shtatorit.

Që atëherë ai është paraqitur 13 herë dhe ka shënuar gjashtë gola, duke ndihmuar Roma të mbajë pozitën e pestë, përcjell lajmi.net.

“Kur isha në Arsenal, kërkoheshin gjëra të ndryshme nga unë nga trajneri, njerëzit prisnin gjëra të ndryshme nga këtu”, tha mesfushori sulmues për The Times.

“Filozofia e Emery ishte ndryshe nga Fonseca, por këtu ndjehem shumë më mirë sepse ne po luajmë një futboll më të mirë dhe unë mendoj se kjo përputhet me mua”.

“Unë preferoj futbollin e Fonseca sepse ne po luajmë shumë ofanzivë, po përpiqemi të kemi topin gjatë gjithë kohës këtu dhe sigurisht që më pëlqen kjo lloj loje”. /Lajmi.net/ 

Të ngjajshme

Man Unitedit i refuzohet oferta për sulmuesin e njohur

shprehja

Dikur shihej si e ardhmja e Barcelonës – Cristian Tello afër kalimit në MLS

shprehja

Pioli: Zlatan Ibrahimovic është një dhuratë e madhe nga Milan

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë