Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, dëshiron që të mbyllë karrierën te spanjollët. Ai e pranon se diçka e tillë është e vështirë, pasi janë shumë pak futbollistë që e kanë lënë futbollin te madrilenët, as legjendat e klubit madje.
Kroati e pranon se ky vendim mbetet në dorë të klubit. “Do të ishte fantastike që të mbyllja karrieren te Real Madridit, por ky vendim nuk është i imi, por i klubit.
“Nuk ka shumë futbollistë që e kanë mbyllur karrierën këtu, janë vetëm pak të tillë. Unë dua të luaj dhe për disa vite, nëse nuk e bëj në Madrid, e bëj në një vend tjetër”, – tha ai.
Luka Modric “Sería fantástico terminar mi carrera en el Real Madrid, pero no es decisión mía, sino del club"
“No hay muchos jugadores que hayan terminado su carrera aquí, solo unos pocos, pero quiero jugar más años (…) Si no es en Madrid, miraré otras opciones” pic.twitter.com/eM0FDpIiZT
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 6, 2020
.