January 27, 2021
Portali Shprehja

Molliqaj për fitoren e VV-së: Kosovën e pret një rrezik mbi demokracinë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas fitores së VV-së në Podujevë ku tha së ky rezultat ishte pak a shumë i pritshëm dhe i kuptueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se mashtrimi i madh i populizmit antikorrupsion do të vazhdojë edhe për një kohë, teksa shtoi se Kosovën e pret një rrezik mbi demokracinë .

Postimi i plotë:

Dy mashtrime, asnjë zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve në Podujevë ishte pak a shumë i pritshëm dhe sidomos i kuptueshëm. Mashtrimi i madh i populizmit antikorrupsion do të vazhdojë edhe për një kohë.

Por, një përgjigje e gabuar sillet vërdallë tash sa kohë. Këto zgjedhje provuan se përgjigja liberale e diskursit korrekt, që flet për normalitetin nuk funksionon sepse nuk është e duhura. Kjo përgjigje sheshon kontradiktat për ta ruajtur status-quon. Duke bërë këtë ruan edhe interesat ekonomike e politike që qeverisin në mënyrë të padrejtë përditshmërinë tonë. Por, adresimet me lidhje të shkurtëra nuk i tejkalojnë as nuk i heqin shkaqet strukturore që prodhojnë varfëri, papunësi dhe emigracion. Edhe një herë, problemi me populizmin nuk është kontradikta si e tillë, por lidhjet e shkurta që janë mungesë e kritikës ideologjike mbi pabarazitë.

Kosovën e pret një rrezik mbi demokracinë. Diktatura e numrave do ta totalizojë skenën dhe diskursin. Jo vetëm si kontroll medial, por edhe si strukturë e mbyllur ideologjike – si mohim i tjetrit. Kjo betejë është në ardhje. Por, kritiku i populizmit nuk mund të sillet me cinizëm e përçmim për njerëzit dhe nevojat shoqërore. Çfarë na duhet është më parë horizont sesa skemë. Së pari, mendimi i koncepteve si shumësia e heterodoksia si formë politike e shoqërore si praktika të reja ndërveprimi. Kështu, bashkimet nuk çojnë në instrumentalizime. Pastaj, sigurisht se janë limitet e domosdoshme të efekteve qeverisëse që mund të sjellë modeli që po fiton terren. Këto limite nuk do të vonojnë shumë.

Të Ngjajshme

Shkon mbi 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus

admin

Jo vetëm Donald Trump, Twitter i bllokon llogarinë politikanit shqiptar (FOTO LAJM)

admin

Limaj: Ja kush nga PDK pengoi koalicionimin parazgjedhor

admin

Leave a Comment