January 23, 2022
Portali Shprehja

Momenti kur gruaja merr 100 kamxhikë trupit pasi tradhtoi burrin

Ivan Najjar Alavi, kreu i Divizionit të Përgjithshëm të Hetimeve në zyrën e prokurorëve të Acehit në Indonezi, tha se gjykata dha një dënim më të ashpër për gruan pasi ajo pranoi se pati marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

Gjykatësit e patën të vështirë për ta dënuar burrin, i cili ishte atëherë kreu i agjencisë së peshkimit dhe gjithashtu i martuar, sepse ai mohoi të gjitha akuzat, tha Alavi.

Tact Watches

“Gjatë gjykimit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, [gjyqtarët] nuk janë në gjendje të provojnë nëse ai është fajtor”, u tha Alavi gazetarëve pas fshikullimit publik që u jepet shkelësve të ligjit të sheriatit në Aceh.

Rrahja me kamxhik e gruas u ndalua për pak çaste pasi ajo nuk mundi ta duronte dhimbjen.

Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë me shumicë myslimane që imponon ligjin e Sheriatit, i cili lejon fshikullimin për akuza që përfshijnë lojërat e fatit, tradhtisë bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe marrëdhënieve homoseksuale.

.

Të Ngjajshme

E mbani mend diellin te “Teletubbies”: Kështu duket sot foshnja me buzëqeshjen më të bukur

admin

A është kjo normale? Ja sa kushton qethja në Zvicër

admin

Keni problem ti thani rrobat gjatë dimrit? Kjo është zgjidhja për ju

admin

Leave a Comment