September 30, 2020
Portali Shprehja

Momenti kur Netanyahu i konfirmon me skype njohjen e Kosovës kryeministrit Hoti

Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive të momentit kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes Skype me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili ia konfirmon njohjen nga shteti i tij.

I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump i cili edhe e ka ndërmjetësuar arritjen e ujdisë mes Kosovës dhe Izraelit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ranë dakort që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë si “një tjetër angazhim historik”, thuhet në deklaratën për shtyp të Presidentit Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. “Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”.

Presidenti Trump tha se me këtë marrëveshje është bërë gjithashtu përparim shtesë në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.

“Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiq i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të finalizuar këto angazhime”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. “Në këtë mënyrë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurtë. Unë pres që të shoh Serbinë dhe Kosovën të përparojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon në të ardhmen”, përfundon deklarata.

 

Të Ngjajshme

Në Shqipëri sot fillon vaksinimi për gripin

admin

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

admin

Haradinaj: Nuk e kam njohur dhe nuk do ta njoh Gjykatën Speciale

admin

Leave a Comment