May 28, 2022
Portali Shprehja

Momenti kur një ministre gjermane u qëllua me vezë (VIDEO)

Në një tubim në North Rhine-Westphalia, ministrja e Jashtme gjermane Annalen Berbock u qëllua me vezë nga të pranishmit në audiencë.

Tact Watches

Gjatë tubimit, ministrja doli në podium për të mbështetur kandidaten e Gjelbër, Mona Neubair, kur në një moment një grua nga audienca e hodhi një vezë ndaj saj. Berbock reagoi me qetësi, duke shmangur me mjeshtëri vezën dhe duke vazhduar fjalimin e saj.

“Mund të hedhësh vezë sa të duash”, tha ajo, duke shtuar se nuk do të linte askënd ta trembte.

Ajo tha se gruaja që hodhi vezën kishte të drejtën e mendimit të saj, por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë. Policia më vonë tha se “veza nuk e goditi objektivin”, por gruaja u akuzua për tentativë për lëndime trupore.

Të Ngjajshme

Serbia vendi që humb më së shumti banorë në gjithë botën

admin

Shqipëria dhe Kosova me operacion të përbashkët, kthejnë disa shqiptarë nga Siria

admin

Cramon: Shpresoj që Franca ta kuptojë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave

admin

Leave a Comment