7 C
Skopje
November 20, 2018
Informacione Vendi

“Monstra”: Me të njëjtën pajisje është gjuajtur në Liqenin e Smillkovës dhe Velimbegovë

Eksperti i krim-teknikës Nexhat Skuliç, i cili ka bërë analizat e gëzhojave që dhe projektilëve që janë gjetur në vendin e vrasjes në Smillkovë, tregon se atij i janë dorëzuar 21 gezhoja, 8 proektile të tëra dhe dy pjesë proektilesh për analizë, raporton Tv SHENJA.

“Mund të konstatoj se kanë përdorur 3 armë. Por nuk mund të tregoj saktë se sa përsona kanë shkrepur armët. Ende sot e kësaj ditë nuk kemi gjetur armët që janë përdorur në vendngjarje, edhe pse vazhdimisht kemi analizuar armët e ngjarjeve të ndryshme që i ka gjetur policia. Deri më tani nuk ka përputhje”, deklaroi ai, sot gjatë seancës gjyqësore.

Eksperti i krim-teknikës shpjegoi se janë analizuar gëzhojat e përleshjes me armë të Fejzi Azirit me një grup nga Haraçina në fermën e tij në Bilimbeg në vitin 2009. është konstatuar se një proektil i shkrepur nga një pushkë e përdorur në perleshjen në Bilimbeg përputhet me proektilët e shkrepura në Smillkovë, që do të thotë se janë shkrepur nga armatim i tipit të njëjtë, por nuk mund të konstatohet me saktësi nëse bëhet fjalë për armën e njëjtë.

.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Fillon shit-blerja e duhanit në Maqedoni

shprehja

Planet ogurzeza të qeverisë Zaev

shprehja

Tetovë, rritet numri i familjeve me fëmijë të tretë

shprehja