May 28, 2023
Portali Shprehja

Morata drejt kthimit në Serinë A, Simeone e zëvendëson me… Simeone-n

Rikthehen zërat për një kthim të mundshëm në Itali të ALvaro Morata-s, i cili pëlqehet nga Juventus dhe Milan.

Për spanjollin do të ishte aventura e tretë në Torino, ndërsa hera e parë me kuqezinjtë që janë në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë dhe me një eksperiencë ndërkombëtare për të përforcuar sulmin.

Atletico Madrid ka akoma dyshiume për Morata-n dhe trajneri Simeone nuk do të ishte kundër shitjes së tij. Sulmuesi vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe për të interesihet kryesisht Milan-i.

Duket se Colchoneros kanë gjetur edhe zëvendësuesin e spanjollit. Bëhet fjalë për Giovanni Simeone-n, i cili do të bashkohej me babanë e tij në Madrid.

Atletico shpreson që Napoli të mos e blejë përfundimisht lojtarin, i cili është transferuar te skuadra e Spalletti-t me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.

Megjithatë, duket se kampionëte  Italisë kanë ndërmend ta blejnë plotësisht kartonin e Cholito-s për 12 milionë euro, shumë për të cilën kanë rënë dakord verën e kaluar me Verona-n.

Megjithatë, nëse Napoli do të ndërronte mendim në momentin e fundit, atëherë Atletico Madrid mund të hidhet në sulm për ta marrë në Spanjë.

.

Të Ngjajshme

Ylli i PSG në gjendje serioze, transportohet me helikopter në spital

admin

“E duan me çdo kusht”, lamtumirë e trefishtë për Vlahovic

admin

Sezon zhgënjyes për Ronaldo edhe në Arabi, del i dyti dhe humbet botërorin e klubeve

admin

Leave a Comment