8.3 C
Skopje
November 22, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Mos dilni pa çadër nga nesër, ky është parashikimi i motit për javën që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu, shkruan lajmi.net.

Sa i përket temperaturave, IHMK ka njoftuar se ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Më poshtë ju sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/

Artikuj të ngajshëm

Ramush Haradinaj: Ne jemi mashtrues – unë, Albin Kurti, Isa Mustafa, Hashim Thaçi

shprehja

Duraki: Gjuha element i bashkëpunimit dhe vlerë kulturore

shprehja

Një mesazh shumë i bukur në gjuhën shqipe nga Sheqerinska

shprehja