January 27, 2021
Portali Shprehja

Mos i shpërtheni puçrat, kështu pësoi infeksion në tru një 19-vjeçare

Vajza 19-vjeçare, e njohur me mbiemrin Yang, ndjeu dhimbje të vazhdueshme nën lëkurë rreth syrit të djathtë menjëherë pasi shtrydhi një puçër në maje të hundës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ajo u dërgua me urgjencë në një spital në provincën lindore kineze Zhejiang disa ditë më vonë, pasi iu shfaqën ethe ndërsa syri i qëndronte i enjtur, raportuan mediat lokale.

Adoleshentja u diagnostikua me trombozë të sinusit kavernoz, një mpiksje gjaku në sinuset kavernoze, të cilat janë hapësira të zbrazëta të pozicionuara nën tru, prapa secilës gropë të syve.

Mpiksjet e gjakut mund të ndodhin kur përhapet infeksione në sinuset shpellore nga hunda, sinuset, veshët ose dhëmbët.

Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se shpërthimi i puçrave brenda kësaj zone të rrezikshme mund të ketë pasoja serioze për shëndetin tuaj të përgjithshëm. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA është i pastrehë, dhe po qëndron në shtëpitë e politikanëve

admin

Sa mbrojtje iu ofron secila maskë? Këto maska janë më efektive në mbrojtje kundër Covid-19

admin

94% e të gjithë njerëzve e kanë këtë sëmundje mendore dhe nuk e dinë…

admin

Leave a Comment