June 20, 2021
Portali Shprehja

Mos më rrëzoni edhe njëherë, se mandej… – Iliria News Agency

Kryeministri Albin Kurti ka ironizuar opozitën në Kuvend duke iu lutur që të mos e rrëzonë sëish nga posti i Kryeministrit.

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti.

Më tej, ai ka thënë se opozita në Kuvend nuk e ka kuptuar mirë rendin e ditës.

“Keni një problem themelor, ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës. Ne jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, por jemi në një seancë tjetër”, tha tutje Kurti.

Pas ndërhrjes së disa nga deputetët, kryeparlamentari Konjufca u ka kërkuar atyre të mbajnë qetësi.
“Qetësi, ju lutem, janë shumë të rëndësishme këto që po thotë”, tha ai.

Më tej, Kurti vazhdoi duke thënë se rendi i ditës, nuk është takimi i së martës, por nxjerrja e mësimeve nga gabimet e mëparshme.

“Nuk është në rend të ditës takimi i të martës, e dyta, kjo seancë është që ne të nxjerrim mësimet tona nga gabimet tuaja”, tha Kurti.

Të Ngjajshme

I nxehti dhe sëmundjet e zemrës, shamngni futjen në ujë të ftohtë dhe orët e pikut (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Shqipëria është gati, Brukseli nuk e ka të qartë – Iliria News Agency

admin

Kurti javën e ardhshme takohet me Macron në Paris – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment