October 6, 2022
Portali Shprehja

Mos vallë ish-bashkëshortja e Michael Jackson pranoi se është gjithashtu përgjegjëse për vdekjen e tij?!

Ish-bashkëshortja e Michael Jackson ka rrëfyer së fundmi se ndihet pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e mbretit të popit.

Abuzimi me ilaçet kundër dhimbjeve

Debbie Rowe foli me detektivët që po hetojnë vdekjen e Michael Jackson. Gjatë intervistës, ajo përmendi se mund të kishte bërë diçka për të ndaluar konsumimin e ilaçeve kundër dhimbjeve të Jackson.

Në dokumentar, ajo shihet e pikëlluar dhe u shpreh se kishte mundësinë të ndihmonte burrin e saj dhe ndihej e kufizuar për ta bërë këtë. “Duhet të kisha bërë diçka dhe nuk e bëra. Ka një numër njerëzish që kanë vdekur nga varësitë dhe në një farë mënyre kam qenë pjesë e saj.”

Vdekja e Michael Jackson

Michael vdiq nga një arrest kardiak në qershor të vitit 2009, nga një dozë masive e Propofolit, me fjalë më të thjeshta: ai kishte aq shumë substanca në trupin e tij, saqë, sipas ish-detektivi të LAPD-së, Ed Ëinter, mund të vriste dhe një rinoceront.

Rowe u martua me Michael Jackson, në vitin 1996 pasi lidhja e tij me vajzën e Elvisit, Lisa Marie Presley kishte përfunduar.

Rowe ishte asistentja e dermatologut të Michael Jackson, Arnold Klein, i cili vdiq në vitin 2015.

“Unë në thelb isha po aq e keqe sa Klein dhe më vjen shumë keq që isha pjes e saj”.

The Sun pretendon se ‘gjatë një gjyqi civil për vdekjen e Jackson në 2013 ajo fajësoi ish-shefin e saj për dhënen e medikamenteve të Jackson’.

“Vdekja tragjike e Michael Jackson ishte ‘e pashmangshme’ dhe ka shumë njerëz që duhet të fajësohen për arrestin e tij kardiak të shkaktuar nga droga”– ishte deklarata që një detektivi dha në një intervistë së fundmi.

Por tani, Detektivi i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, Orlando Martinez pranoi se ishte ‘e mahnitshme’ që Michael Jackson nuk ndërroi jetë më herët, për shkak të shtimit të tij akute dhe të vazhdueshme ndaj ilaçeve ‘anestezike’.

Ai i tha për  TMZ, se kush e vrau në të vërtet Michael Jackson: “Unë vërtet besoj se kjo vdekje ishte e pashmangshme.

Michael do të arrinte atë që donte. Dhe nëse ju thoni jo, ai do të gjente dikë që do ta bënte atë për të. Ka shumë njerëz që janë fajtorë që nuk kanë dhënë kurrë një llogari për vdekjen e tij.”

Michael Jackson shkonte te shumë mjekë të ndryshëm të cilët do t’i përshkruanin ilaçe, kështu që ai shpesh grumbullonte një sasi më të madhe sesa doza normale”, shpjegoi detektivi i LAPD.

.

Të Ngjajshme

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Si e zgjidhin kinezët problemin e automjeteve të parkuara pa leje?

Leave a Comment