September 29, 2022
Portali Shprehja

Mosmarrëveshje në aheng familjar, një femër në Prizren lëndohet me thikë

Policia  e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit trupor në një aheng familjar në Prizren.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren, në orën 19:50.

“Është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka ndodhë një mosmarrëveshje mes disa personave kosovar. Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime nga mjet i mprehtë thikë e cila ishte përdorë në rast nga të dyshuarit”, thuhet në raport.

Ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi.

Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi edhe kishte urdhër arrest nga gjykata. /Telegrafi/

 

 

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment