Mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, dy të plagosur në Prishtinë

Gjashtë persona janë rrahur mes veti dje në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar dy të dyshuar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë ndërsa pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

.

Të ngjajshme

LSDM-VMRO, përplasje për ligjin për substancat narkotike

shprehja

Lojëra bixhozi, arrestohet pronari i lokalit

shprehja

Ftohtë pritet të jetë të mërkurën dhe të enjten, këto janë temperaturat

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë