22.3 C
Skopje
April 1, 2019
Feja Islame

MOSVESHJA E HIXHABIT

E lyer me kozmetikë, ajo ka të veshur një vello të hollë, të cilën do ta fiksojë kurdoherë që i lëvizë nga fytyra, ajo ec drejt shoferit të familjes dhe e thirr: “Piter!” Piteri përgjigjet me nxitim dhe më përulje qëndron disa hapa larg saj, “Çfarë dëshironi?” Ajo i jep disa para dhe kërkon që të shkojë për të blerë qumësht për foshnjën. Ai nxiton t’i bindet urdhrit të saj, derisa ajo kthehet në shtëpi.

Kur kushëriri i saj troket në derë, ajo ngutet ta hap atë për të, duke i tundur duart, edhe pse qafa dhe flokët i duken. Ajo bisedon me të dhe kënaqet duke qeshur, ndërsa ai rri ulur brenda shtëpisë dhe e pret çajin që ajo e përgatit, derisa bashkëshorti ose vëllai vjen të takohet me të. Pastaj, kunati troket në derë dhe ajo i hap derën, tund duart me të dhe e fton brenda, edhe pse bashkëshorti i saj nuk është ende në shtëpi.

Më vonë, e veshur me rrobën e jashtme, abajen, ajo e mbyll derën e veturës dhe shoferi e çon te rrobaqepësi, ku ka shumë burra të huaj të pranishëm, por ajo nuk brengoset. Ajo bisedon me rrobaqepësin, sikur të bisedonte më nënën ose gjyshen e vet. Ai ia merr masat, pastaj ajo e mbulon fytyrën dhe merr leje.

Pastaj shkon në dyqan të parfumeve, ku e lë të lirë hundën që të gjejë erën më të mirë. Shitësi i ndihmon, duke i spërkatur këtë ose atë parfum në dorë. Ai thotë: “Ky parfum është për gosti dhe ky tjetri është për këtë ose atë ngjarje.” Ajo pastaj i ofron dorën tjetër, kështu që të mund të nuhat aromat tjera. Ajo bisedon me të lirshëm.

Pas kësaj ajo shkon tek argjendari dhe lirisht i jep dorën që ai t’i provojë llojet e ndryshme të unazave dhe byzylykëve në gisht ose dorë të saj. Ajo pastaj shkon në dyqanin e rrobave dhe i ankohet shitësit se e ka blerë një palë rroba dhe po kërkon një palë tjetër që shkon me to. Ai i tregon asaj rroba të ndryshme dhe ajo vendos se çfarë ngjyre shkon me rrobat që i kishte blerë. Atëherë afrohet te shitësi dhe e pyet për çmimin e rrobave që i ka zgjedhur. Ai i thotë se çmimi është më i lar-të, por do të bëj një zbritje. Ajo përpiqet ta ul më shumë çmimin e rrobave dhe i thotë: “Për mua sa m’i jepni?” Me këtë ajo e humb turpin; ai i jep ato me një çmim të mirë.

Unë e mbroj nderin tim me para dhe kurrë nuk e njollosi atë, Allahu mos i bekoftë paratë pas humbjes së nderit!

A e pranoni xhehenemin si vendbanim dhe flakët e tij si hapësirë për frymëmarrje? Ju jeni zotëruese e turpit dhe e natyrës së mirë, kush të urdhëroi të vishni hixhab? A nuk të urdhëroi Allahu dhe i Dërguari i Tij të vishni hixhab?

Atëherë pse e zemëroni Zotin e qiejve dhe tokës, i Cili ka mundësi që gëzimin t’ua bëjë pikëllim, mirëqenien t’ua bëjë sëmundje dhe lumturinë t’ua bëjë mjerim? A keni mundësi t’i rezistoni ndonjërës nga këto ose a ju pyet dikush për këtë? Kush ju urdhëroi që hixhabin (mbulesën islame) ta konsideroni dy llojesh? Një lloj që i lejon disa burrave ta shohin fytyrën, flokët dhe duart dhe një lloj që nuk u lejon burrave këto liri? Ku do të qëndrojnë shoferi, shitësi, rrobaqepësi, i biri juaj dhe bashkëshorti Ditën e Gjykimit, në krahasim me juve? Ju do të qëndroni vetëm, e përulur nga barra e rëndë e gabimeve dhe mëkateve. Kur shikoni në të djathtë ju shihni xhenetin dhe kur shikoni në të majtë ju shihni flakën e xhehenemit. Si rezultat, ju zgjodhët destinacionin tuaj.

Kam dëgjuar se njëherë një grua vuante nga një dhimbje e madhe e veshit dhe pasi që e bindën me vështirësi që ta lejojë mjekun t’ia kontrollojë veshin, ajo e zbuloi vetëm veshin, ndërsa pjesën tjetër të fytyrës e mbante të mbuluar. Kjo e nxiti mjekun që t’i thotë: “Unë jam mjeku dhe ju jeni si nëna ime, kështu që zbuloje fytyrën.” Ajo i tha me bindje të fortë ndaj Zotit: “Ju erdhët të ma kontrolloni veshin dhe unë ua zbulova atë!”

Tregime nga të parët:

Hatim el-Asam tha: “Është e mashtruar zemra e atij që nuk mendon për katër rreziqe dhe ai kurrë nuk është i sigurt nga mjerimi. Së pari, rreziku i Ditës së Ndarjes, kur Allahu do të deklarojë: “Ky grup është për në xhenet dhe ky grup është për në xhehenem. Njeriu nuk e di se cilit grup do t’i takojë. Së dyti, njeriu u krijua në tri errësira, kur engjëlli e shpalli atë në mesin e njerëzve të lumtur ose në mesin e njerëzve të mjerë. Njeriu nuk e dinë se a është caktuar se do të jetë nga njerëzit e lumtur ose të mjerë. Së treti, kujtimi i trishtimit që pason pas vdekjes, sepse njeriu nuk e di a do t’i jepen lajme të mira të kënaqësisë së Zotit ose lajme të këqija të zemërimit të Tij. Së katërti, Dita kur njerëzimi do të qëndrojnë në grupe të shpërndara (kështu që t’u tregohen veprat e tyre) dhe njeriu nuk e di se nga cila rrugë do të merret.” (Xhami’ul Ulum vel Hikem, fq.71)

The post MOSVESHJA E HIXHABIT appeared first on Islami.press.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Shkupi, gjendet i pajetë trupi i një gruaje në Lumin Vardar

shprehja

Uhh çfarë shkrimi… Lexoje patjetër! Për portalet që bëjnë lajme me fjalimet e Hoxhallarëve

Redaksia Shprehja

Masakroi 50 vetë për 20 minuta, ankohet për kushtet në burg: Jam pa telefon!

Redaksia Shprehja